RADOVANI DEKLARON SE DUHET T’I JEPET FUND DEBATEVE PËR ATË BUST.Prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani për “Star Plus” ka komentuar përfundimin e vendosjes se bustit të “5 Heronjve të Vigut” në rrugën nacionale Shkodër – Hani i Hotit.

Prefekti Radovani deklaroi se janë në një prej akseve më të rëndësishme ku lëvizja është e madhe.Lidhur me debatin se çfarë përfaqësojnë “5 Heronjtë e Vigut” për Komunën Rrethina, apo atë pjesë që të çon në Malësinë e Madhe, prefekti Radovani jep përgjigjen.Historia e zhvendosjes së “5 Heronjve të Vigut” mund të quhet një histori e mbyllur. Pritet ardhja e kryeministrit Rama me 29 nëntor për të inaguruar sheshin ku janë vendosur “5 Heronjtë e Vigut” e për të vënë kurora me lula.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/AEhECjLMFlA” frameborder=”0″ allowfullscreen ]