Prefekti i qarkut Shkodër Çesk Millja dhe drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar në Shkodër Shkëlqim Sterkaj

i kanë kërkuar firmave që kanë lidhur kontrata për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale që të jenë në gatishmëri të plotë dhe të mos ndodh si vitet e kaluara kur rrugët bllokoheshin nga bora, ngricat apo rrëshqitjet.

Në total për veriun Autoriteti Rrugor ka lidhur kontrata me 4 firma për të mirëmbajtur rrugët nacionale gjatë dimrit.

Supervizorët dhe specialitët e ARRSH bashkë me përfaqësues të firmave u shprehën se akset më të vështira janë Qafë Mali-Fierzë në Pukë dhe aksi Qafë Laç – Koman dhe aksi Koplik-Dedaj-Razëm dhe pjesa e Bogës.

Edhe këtë vit është me dyshim nëse aksi Bogë-Qafë Thore që lidhet më pas me zonën turistike të Thethit do të qëndrojë apo jo i hapur për shkak se deri në Bogë është me kontratë të ARRSH dhe nga Boga në Qafë Thore e ka bashkia Malësi e Madhe.

 

Artikulli paraprakBANORËT E “ASTIRIT”, PARA PARLAMENTIT TË “BLINDUAR” NGA POLICIA
Artikulli tjetër“PROTESTA”, RAMA-BANORËVE: S’KA DËMSHPËRBLIM, LARGOHUNI!