RADOVANI: NËSE NUK PËRFUNDON DERI NË KORRIK DOSJA NË PROKURORI. Nëse deri në fund të muajit korrik rruga e Shirokës nuk përfundon plotësisht prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani do ta dërgojë dosjen në prokurori. Kështu u shpreh prefekti pas një takimi që pati në Bashkinë Shkodër edhe me përfaqësues të fondit shqiptar të zhvillimit.

Prefekti Radovani thotë se nuk po zbatohet siç duhet kontrata për rrugën e Shirokës dhe se punimet po bëhen me ritme të ngadalta. Gjatë takimit që u zhvillua në Bashkinë Shkodër është rënë dakord që punimet të përshpejtohen për rrugën e Shirokës e cila vijon të jetë e papërfunduar krejtësisht duke u bërë kështu sërish objekt debati.