RADOVANI I KTHEN PËRGJIGJE DREJTORIT TË RRUGËVE RURALE DEDË TONAJ.“Ndërmarrja e rrugëve Rurale nuk ka asnjë lidhje me Prefekturën sepse varet nga Këshilli i Qarkut Shkodër”. Kjo është përgjigja e Prefektit Paulin Radovani për drejtorin e rrugëve rurale Dedë Tonaj.

Ky i fundit në “Star Plus” deklaroi se nuk ka marrë përgjigje prej një muaji për një shkresë të dërguar në Prefekturë për marrjen e masave dhe gatishmërinë në rrugët rurale gjë për të cilën Prefekti shprehet se nuk ka ndonjë detyrim.Megjithatë Prefekti Radovani shpreh gatishmërinë e tij për të ndihmuar ndërmarrjen e rrugëve rurale me mjete për pastrimin e rrugëve në rast të shiut apo reshjeve të borës por në kuadrin e emergjencave civile dhe jo më shumë.Drejtori i rrugëve rurale Dedë Tonaj kërkoi që të vijnë dy mjete dhe të qëndrojnë tërë kohën në Fushë-Arrës dhe Kelmend si dy prej zonave më problematike e po ashtu kërkoi mbështetje në rrugë zyrtare nga Prefektura gjë që sipas prefektit Radovani nuk mund të ndodh.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/SqJO6GLpd40″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]