Punimet në rrugën e Shirokës janë rikthyer sërish në vëmendje nga prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani i cili nuk është dakord me shtyerjen e afateve që ka kërkuar fondi shqiptar i zhvillimit. Po ashtu kërkon edhe nga policia që gjatë këtij sezoni të shtohen kontrollet gjatë natës.

PREFEKTI: TË NDËRHYHET TEK URA E BAHÇALLEKUT Prefekti foli edhe për disa probleme të tjera që kërkojnë ndërhyrje siç është rruga në urën e Bahçellekut ku janë krijuar sërish probleme ashtu si një vit më parë. Pavarësisht këtij momenti të ndërrimit të pushtetit apo ndryshimeve që sjell reforma territoriale prefekti Radovani kërkon një vëmendje dhe përgjegjësi ndaj problematikave që shfaqen.

PUBLICITET