COVID-19 i merr jetën mësuesit Gjon Kola, 55 vjeç. Kola ishte mësues në qytetin e Rrëshenit dhe prej 10 ditësh ndodhej në intubim, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar e për pasojë ka ndërruar jetë.

Nga kontaktet e marra me Drejtorin e Arsimit për Veriun, Bardhok Pulaj, ai konfirmon lajmin dhe shpreh ngushëllime për familjen për humbjen e mësuesit 55- vjeçar si dhe njëkohësisht bën apel ndaj qytetarëve për mbajtje distance dhe respektim të masave anti covid.