Një i ri shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane në Torino.
Sipas të dhënave, 37 vjeçari kërkohej që prej nëntorit të vitit 2017 nga Gjykata e Romës, për trafik droge.

Disa ditë më parë policia italiane kishte ndaluar një makinë me dy persona në borg.
Drejtuesi i saj ishte pikërisht shqiptari i kërkuar, që kishte dhënë emër të rremë. Por policia kishte marrë shenjat e gishtërinjve, duke zbuluar emrin e vërtetë.

Ai është shoqëruar më pas për në qeli, në pritje të transferimit për në Romë.
Edhe personi tjetër në makinë ishte i huaj. Media fqinje shkruan se po bëhen verifikime nëse ai është me qëndrim të rregullt në Itali, apo jo.