Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ me 10 ditë, për Denis Himçin pedagogun që kërkonte favore seksuale nga studentja në Universitetin e Elbasanit.

Himçi nuk ka qenë prezent në seancën gjyqësore ndërkohë që vendimi i është komunikuar në spital, ku po qëndron i shtruar prej dy ditësh pasi pësoi parainfarkt.

Ndalimi i Denis Himçit erdhi pas një videoje të publikuar në media ku ai shfaqej duke kërkuar favore seksuale dhe dhurata një studenteje në mënyrë që ta kalonte në disa lëndëve ku ajo ishte mbetëse.

Pas video-skandalit, Rektorati i Universitetit të Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani” pezulloi nga detyra Denis Himçin, me detyrë personel akademik në Departamentin e Gjuhës Frënge dhe Italiane.