QYTETARËT: TURP QË AS NË PRAG TË FESTËS BASHKIA NUK NA I JEP PARATË.Prej dy muajsh për një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve të Shkodrës ndihma ekonomike ka qëndruar e bllokuar.

Një pjesë e tyre i janë drejtuar bankave për të tërhequr pagesën sociale për dy muaj bashkë në prag të natës së ndërrimit të viteve por disa i është dhënë pagesa vetëm për një muaj apo disa të tjerë nuk kanë marrë asnjërin prej dy muajve.Qytetarët thonë se nata e vitit të ri për ta dhe fëmijët e tyre nuk do të jetë festë.Kush ka mbetur pa marrë muajin dhjetor të ndihmës ekonomike pritet që ta marrë ditën e mërkurë por as kjo nuk është e sigurtë. Në këtë mënyrë shtresa më e varfër e qytetit festën e fundvitit duket se do ta kalojë me shumë probleme.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/QNdUpzHDQ60″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]