Jetojnë prej pesë vitesh në një situatë të vështirë, e cila nuk po gjen asnjë zgjidhje edhe pse janë ankuar kudo. Po flasim për një bllok të vogël pallatësh në afërsi të ish poçerisë në Unazën Perëndimore të qytetit të Shkodrës, të cilëve u është kthyer jeta në tmerr për shkak të shpërthimit të ujërave të zeza.

 

Është një problem që fatkeqësisht është kthyer në rutinë, por që asgjë nuk është bërë deri më sot për t’a riparuar. Banorët shprehen mjaft të shqetësuar me këtë situatë aspak normale, ndërsa kanë frikën e ndonjë epidemie që mund të shpërthej, sidomos tek fëmijët.

 

Këta banorë kërkojnë një zgjidhje nga Pushteti Lokal dhe Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve pasi problemi është më i madh sidomos përgjatë verës. Në të gjithë këtë zonë, kundërmon era e keqe e shpërndarë në ajër, ndërsa pritet të që të jetë më problematikë në muajt në vazhdim.

 

Artikulli paraprakKURBIN, E GODITI ME LEVË, AGRAVON KONFLIKTI
Artikulli tjetërVLLAZNIA TAEKWONDO KAMPION SHQIPËRIE ME FËMIJËT!