Mungesa e sistemit të valëve telefonike është kthyer në një shqetsim për banorët e zonës së Prekalit të njësisë administrative Postribë.

Është Marash Pjetra kryeplaku I asaj zone I cili ngre këtë shqetësim në emër të të gjithëve. Marashi thotë se mungesa e valëve I kufizon të gjithë banorët për të kryer shërbimet e tyre, kryesisht atë shëndetësor.

Ndërkohë kryeplaku Pjetra bën apel për zgjidhje të kësaj problematike , e cila është jetike për të gjithë fshatin. E gjitha që ai kërkon është vetëm një antenë.

Fshati Prekal është një ndër zonat me territorin më të vështirë të qarkut të Shkodrës. Pozitat e saj gjeografike bëjnë që valët telefonike të mos funksionojnë.

Për këtë banorët janë të detyruar ti ngjiten malit për të qenë në lartësitë e duhura të valëve.