15 familje në fshatin Prekal te njesise Postribe ne Shkoder vazhdojnë të jenë të bllokuara për shkak të shembjes së urës që bën lidhjen me qendrën e këtij fshati.

Shëmbja e urës ka penguar qarkullimin e banorëve në këtë zonë për të shkuar në punë apo në shkollë. Marash Pjetraj, kryeplak i fshatit Prekal shprehet se banorët duhet të ecin 1 km e gjysëm në këmbë, përgjatë malit për të gjetur urën më të afërt.

Ndërkohë, kryeplaku Pjetraj, thotë se ndërtimi i një ure kalimi është e domosdoshme për banorët e këtij fshati.

Banoret si shkak i problemeve ekonomike, e kanë të vështirë të sigurojnë ushqim për të gjithë muajt e dimrit ku jane të izoluar. Gjatë verës, e vetmja rrugë për të kaluar ishte bregu i lumit, por me fryerjen e lumit, një gjë e tillë është e pamundur për ta.

Krijimi i një ure, do të mundësonte qarkullimin lirisht të banorëve të zonës. Me kërkesë të kryeplakut të fshatit, eshte bërë thirrje e vazhdueshme për ndërtimin e urës, por institucionet përgjegjëse nuk i kanë kushtuar rëndësinë e duhur këtij problemi kaq të rëndësishëm.

Artikulli paraprakKUNDËR ZGJATJES SË HETIMEVE, TAHIRI: SECILI DO TË MARRË FATURËN QË I TAKON
Artikulli tjetërPËRCILLET ME AUTOKOLONËN E ZJARRËFIKËSVE KUJTIM KROSI