Banorët e fshatit Prekal, në njësinë administrative Postribë nuk kanë një qendër shëndetësore. Ata e kanë të vështirë ta kalojnë dimrin në këto kushte. Ky shqetësim i banorëve është prej kohësh.

Kryeplaku i fshatit Prekal, Marash Pjetraj thotë se disa herë i ka kërkuar ndihmë institucioneve përgjegjëse për krijimin e një ambienti të përshtatshëm por deri tani, nuk ka patur asnjë reagim.

Kryeplaku Pjetraj tregon edhe rastin kur banorët kanë patur nevojë për ndihmë mjekësore dhe në mungesë të qendrës shëndetësore atij i është dashur t’i shoqërojë deri në Spitalin Rajonal të Shkodrës

Institucionet nuk kanë hartuar asnjë plan për ndërtimin e një qendre shëndetësore për fëmijët dhe të moshuarit që jetojnë në Prekal. Përveç problemeve të tjera sociale dhe ekonomike, banorët e fshatit Prekal vuajnë edhe mungesën e kësaj qendre shëndetësore.

Artikulli paraprakSHKODËR, SENATI MIRATON 10 KËRKESAT E STUDENTËVE
Artikulli tjetërPUKË, HUMB JETËN 30 VJEÇARI QË U PLAGOS