Aq shumë rrëshqasin gurë çdo ditë nga malet në fshatin Prekal sa tani për banorët kjo situatë duket diçka e zakonshme .

Marash Pjetraj, kryeplaku i këtij fshati, shprehet se rrëshqitja e gurëve në rrugën kryesore është kthyer në problemin më të madh të banorëve të fshatit Prekal që kalojnë në këtë rrugë.

Kryeplaku Pjetraj shprehet se ky administrim i dobët që po bëhet në rrugët e këtij fshati, ka ndikuar edhe në numrin e turistëve që zgjedhin Prekalin si vend për të kaluar pushimet e dimrit apo edhe të verës.

Prej më shumë se një viti, rënia e gurëve është një fenomen që përsëritet vazhdimisht, duke rrezikuar jetën dhe qarkullimin e kalimtarëve të rastësishëm në këtë zonë.

Edhe pse një pjesë e banorëve që jetojnë në këtë zonë, kanë ndërhyrë privatisht për pastrimin e rrugës, institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për parandalimin e rënies së gurëve në fshatin Prekal.