Rreth 150 banorë të fshatit Prekal të njësisë administrative Postribë, vuajnë nga mungesa e shërbimeve shëndetësore. Është vetëm infermierja e zonës e cila ju vjen në ndihmë banorëve të Prekalit.

Kryeplaku atje Marash Pjetra, ngre shqetësimin e mungesës së qendrës shëndetësore në Prekal prej shumë vitesh.

Kryeplaku Marash Pjetra, thotë se as ambulancat nuk vijnë shpesh herë. Ajo që u vështirëson edhe më tepër situatën është edhe mungësa e valëve telefonike në raste emergjente. Banorët në Prekal kërkojnë që kjo problematikë të zgjidhet për ta.

Premtimet gjatë fushatave elektorale kanë qenë të shumta për ndërtimin e një qendre shëndetësore por deri më tani asnjë institucion nuk ka marrë iniciativa konkrete për zgjidhjen e këtij problemi.

Fshati Prekal është edhe një nga zonat turistike të qarkut Shkodër, i cili vizitohet nga turistë vendas dhe të huaj por që nuk ka një qendër shëndetësore.

 

 

Artikulli paraprakSHQIPËRI-SKOCI, AKSET QË DO TË BLLOKOHEN NË SHKODËR
Artikulli tjetërSHKODËR, EKSPOZITË “SKENDERBEU, ATLETI I KRISHTIT”