Bashkia Shkodër ka denoncuar dëmtimin dhe prerjen e pemëve dekorative të rrugëve të qytetit të Shkodrës. Këtë e bën të ditur kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, përmes një postimi në “Facebook” ku shprehet se këto veprime nuk kanë lidhje me qytetarinë dhe se ky veprim është i paprecedent. Policia Shkodër po merret me zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave.

POSTIMI I PLOTË

Ky veprim është i paprecedent! Gjelbërimi, trotuari dhe rrugët janë e mira jonë publike e përbashkët, është qyteti ynë, shtëpia jonë e përbashkët.
Bashkia Shkodër ka denoncuar dëmtimin e prerjen e pemëve dekorative. Nga Komisariati i Policisë Shkodër janë kryer veprimet procedurialo – hetimore dhe materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë Shkodër.
Nga Policia Shkodër po kryhen dhe veprime të tjera operative për zbardhjen e së vertetës, identifikimin e personave përgjegjës dhe vënien e tyre para përgjegjësisë!
Pamje të tilla, nuk kanë asnjë lidhje me qytetarinë dhe mbrojtjen e vlerave tona!

Artikulli paraprakPËRBALLJE ME RAMËN NË 2021-IN APO ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME? BASHA: PËR MUA QË NESËR!
Artikulli tjetërRINDËRTOHET KISHA HISTORIKE E SHËN LEZHDRIT, SYNOHET TË KTHEHET NË ATRAKSION TURISTIK