DREJTORI I INSPEKTORIATIT MJEDISOR: PRES TË ZBARDHET.Çështja e prerjes së pyjeve në mënyrë të paligjshme në Komunën Shkrel përfundon në prokurorinë e Shkodrës. Drejtori i Inspektoriatit shtetëror të mjedisit Edmond Tërthorja është ai i cili ka çuar në prokurori dosjen.Drejtori Tërthorja nuk bën të ditur nëse është paditur komuna e Shkrelit, kryekomunari Ferdi Sterkaj apo ndonjë individ tjetër.

 

Kreu i inspektoriatit mjedisor kërkon që prokuroria të bëjë zbardhjen e plotë të çështjes dhe të parandalohen në vazhdimësi abuzuesit.

Në fund të gushtit të këtij viti në komunën e Shkrelit u sekuestruan një sasi drurësh të prerë në mënyrë të paligjshme. Tashmë nga prokuroria pritet zbardhja e kësaj çështje që u kthye në një debat mes inspektoriatit dhe komunës së Shkrelit.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/qGGjufigiHg?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]