Inspektoriati i Pyjeve dhe Mjedisit për qarkun e Shkodrës në vazhdën e aksioneve me qëllim parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve vëtëm për vitin 2019 ka sekuestruar 3 mijë metër kub lëndë drusore e cila transportohej në mënyrë të paligjshme.

Sipas shefit të policisë pyjore Shkodër për vitin e kaluar janë proceduar 21 persona të cilët janë pikasur duke transportuar lëndë drusore në një kohë kur jemi në fazën e moratoriumit.Ai kërkon më tepër bashkëpunim me policinë e shtetit.

Ky aksion, sipas shefit të policisë pyjore Shkodër Mark Ndou nuk do të ndaloj deri në eleminimin total të transportit të paligjshëm të lëndës drusore.

Ndër të tjera Inspektoriati i Pyjeve dhe Mjedisit i bën apel dhe banorëve të zonave ku ka prerje të paligjshme, që të jenë më bashkëpunues me Inspektoriatin e Pyjeve dhe Mjedisit, për frenimin e këtij fenomeni.

Artikulli paraprakNGA 2017-ta, 500 URDHËRA MBROJTJE NË GJYKATËN E SHKODRËS
Artikulli tjetërM.MADHE, 3 FËMIJË JETOJNË MES MYKUT, APEL PËR NDIHMË