Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në listë ka shumë figura të njohura, mes tyre deputeti aktual i PS, Anastas Angjeli, i cili ka mbajtur disa funksione të larta shtetërore, zv/Ministër i Financave, Ministër i Financave, Ministër i Çështjeve Sociale dhe Ministër i Ekonomisë në qeveritë e drejtuara nga Partia Socialiste e Shqipërisë.

Ish-kreu i SHISH Bahri Shaqiri, i cili është këshilltari i presidentit Ilir Meta për sigurinë. Pas lënies së detyrës në krye të SHISH-it, Shaqiri ka mbajtur postin e zv.ministrit të Infrastrukturës në qeverinë Rama-Meta.

Gjithashtu në listë janë edhe ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani, Sali Shehu, ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi (Lleshi) por edhe shumë emra të tjerë.

Lista me emrat që ndodhet në Presidencë pritet që të kalojë në komisionet parlamentare dhe më pas në Kuvend për votim për të mësuar emrin e pasuesit të Bujar Leskajt.

KLSH është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar për fondet publike. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka mandat 7-vjeçar që votohet në Kuvend.