Aktorja Angelina Jolie është një ndër figurat më të njohura të kinematografisë në mbarë botën, po ashtu ajo cilësohet padyshim si një ndër femrat më të bukura.

Së fundmi, një deklaratë e saj për “People” po bën xhiron e rrjetit, pasi Angelina e ka lënë të hapur opsionin për t’u bërë presidentja e ardhshme e Shteteve të Bashkuara.

“Kurrë mos thuaj kurrë”, u shpreh aktorja publikisht, duke ngritur aludime të shumta ajo do të hedhë shumë shpejt kandidaturën për presidente. Të jetë e vërtetë? Duhet vetëm të presim…