Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa mund të ketë shpresuar se bashkimi me udhëtarët e mëngjesit do ta ndihmonte për zgjedhjet e majit Ky plan nuk mund të quhet një ogur i mirë për të.

Ai dhe udhëtarët e tjerë mbetën të bllokuar në tren për katër orë, ndërkohë që udhëtimi duhet të përfundonte për 45 minuta.

“Është e papranueshme,” tha Presidenti Ramaphosa pasi treni arriti destinacionin e vet.

Ai tha se Agjencia e hekurudhës së pasagjerëve të Afrikës së Jugut (Prasa), duhej të punonte menjëherë për të përmirësuar situatën.

Vonesat e trenave janë një zhgënjim i përditshëm për miliona përdorues të hekurudhave të Afrikës së Jugut dhe disa kanë humbur vendet e punës për shkak të ardhjes me vonesë në punë.

Artikulli paraprakDOGJËN GOMA DHE BLLOKUAN RRUGËN, POLICIA SHOQËRON BANORË TË ASTIRIT
Artikulli tjetërOPERACIONI “KIR”GJENDEN LËNDË NARKOTIKE,ARMË,RADIO DHE FITIL LENDE PLASËSE