OBAMA: SHBA NË KRAH TË FRANCËS NË LUFTËN KUNDËR TERRORIZMIT.Presidenti Francois Hollande, i ka bërë thirrje popullit francez që të tregojë kurajo dhe të jetë i bashkuar në luftën kundër terrorizimit. “Shprehim mirënjohje për policinë në dy aksionet.

Ata shpëtuan jetë, u përpoqën të negociojnë dhe të mos ketë gjakderdhje. Franca nuk ka mbaruar situata e vështirë, Franca është vënë në shënjestër, forcat e policisë të tregohen vigjilente që vendi të mos goditet më me të tilla sulme.  Ne duhet të tregojmë vendosmërinë tonë për të luftuar terrorizimin. Kjo që ndodhi nuk do të ndalë dhe nuk do të na ndajë, dhe do të përdorim forcën kur të kërkohet të përdoret forcë. Solidariteti ynë duhet të tregojmë se është efiçent. Duhet të mbrojmë sa herë që liria është e kërcënuar. Populli francez duhet të tregojë kurajo kundër terrorizmit. Të qëndrojmë së bashku është përgjigja më e mirë që mund t’i japim terrorizmit. Duhet të jemi krenarë për vlerat që Europa prezanton në botë, dhe duhet të jemi të fortë.” u shpreh Hollande. Edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama është ndalur në sulmet terroriste në Francë, ku ka shprehur vendosmërinë e SHBA-së për të qenë krah Francës në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. “Kemi qenë në kontakt me qeverinë franceze, dhe u kemi ofruar të gjitha shërbimet tona inteligjente dhe mbështetjen tonë pas këtyre sulmeve. Në fakt qeveria franceze vijon të luftojë ndaj terroristëve, situata mbetet fluide. Populli francez duhet të kuptojë se SHBA janë dhe do të mbeten krah jush në luftën kundër terrorizmit. Ne mbështesim të njëjtat vlera, shpresë dhe liri dhe këtë do ta bëjmë gjithmonë dhe terrorizmi nuk ka vend në botën tonë.” u shpreh Obama. 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE