Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli është nderuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron me titullin”Kalorës i Urdhërit Kombëtar të Legjionit të Nderit”.

Dekorata i është dorëzuar nga ambasadorja e Francës në Shqipëri Christina Vasak.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kodheli në Facebook, e cila e falenderon Macron për këtë nderim.

“Falenderoj Presidentin E. MACRON që më nderoi me titullin e lartë të Republikës së Francës, “Kalorës i Urdhërit Kombëtar të Legjionit të Nderit”.

I jam mirënjohëse të gjithë atyre që bënë të mundur marrjen e këtij titulli. Faleminderit kujtdo që ka kontribuar sado pak në bërjen të mundur të këtij nderimi”, shkruan Kodheli në Facebook.