Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me presidentin Ilir Meta.Mësohet se takimi zhvillohet në kuadër të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili është thirrur sot nga kreu i shtetit.

Po ashtu mësohet se në takim merr pjesë edhe kryeprokuroria Arta Marku dhe kreu i komanduar i SHISH Helidon Bendo.

Mbledhja ka nisur pak pas orës 16:00 dhe nuk ka pasur një njoftim për mediat.

Gjithashtu në qendër të diskutimeve mendohet se janë edhe akuzat e opozitës drejtuar ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj por dhe kerkesa per arrestimin e ish ministrit Saimir Tahiri.