POLICIA, KLD DHE GJYKATA ADMINISTRATIVE
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend, 3 ligje të rëndësishme të miratuar seancën e fundit te kuvendit te Shqiperise.
Ato jane: ligji për policinë e shtetit, ligji për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, si dhe ligji për funksionimin e Gjykatës Administrative.

Sipas Presidentit këto ligje kanë disa shkelje të Kushtetutës, dhe prandaj ai ka vendosur kthimin e këtyre ligjeve në Kuvend.
Më ligjin per Policine parashikohet ruajtja e personaliteteve të larta shtetërore dhe të objekteve të rëndësisë së veçantë, çka sipas Presidentit është e pakuptimtë, sepse kjo është në  përgjegjësinë  e Gardës së Republikës.
Presidenti deklaron se krijimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit shkel Kushtetuten, sepse kjo strukturë krijon një paralelizëm në kompetenca dhe kontradiksion me objektin e veprimtarisë së organit të Prokurorisë dhe Policisë Gjyqësore.
Sa i përket ligjit të KLD-së, Presidenti deklaron se ky ligj kufizon kompetencat e tij në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për të propozuar zëvendëskryetarin, si dhe heq të drejtën që i ka dhënë Kushtetuta anëtarëve nga radhët e gjyqësorit për t’u propozuar në postin e  Zëvendëskryetarit të KLD-së.
Edhe per ligjin e Gjykates Adminsitrative, Presidenti arsyeton se ndryshimet në këtë ligj janë në kundërshtim me nenet 7 dhe 145 të Kushtetutës. Ai shton se edhe procedurat për emërimin dhe shkarkimin e ndihmësve ligjor janë në kundërshtim me ligjin.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/r8_Mh8fheu8?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]