Presidenti Ilir Meta e mbajti fjalën duke shkuar në orarin e paralajmëruar në komisionin hetimor parlamentar.

Krejtësisht i qetë përballë deputetëve pjesë e komisionit kreu i shtetit iu përgjigj të gjitha pyetjeve duke thënë se një prej arsyeve që vendosi të ç’dekretojë zgjedhjet e 30 qershorit është fakti se kishte informacion se do të digjej Parlamenti.

Kreu i shtetit i quajti dy të çmendur kryeministrin dhe kreu e opozitës që nuk gjetën asnjë zgjidhje dhe në këto kushte nuk i mbeti asgjë tjetër përveçse të vendos një datë tjetër për zgjedhjet vendore.

Si shembull se zgjedhjet vendore të 30 qershorit nuk duhet të zhvilloheshin Presidenti Meta risolli në vëmendje vitin 1991 kur kreu i shtetit asokohe Ramiz Alija i shtyu zgjedhjet me dy muaj, takim në të cilin Meta merrte pjesë si student.

Pavarësisht pyetjeve, Presidenti Meta për asnjë moment nuk e humbi qetësinë në komisionin hetimor parlamentar të ngritur për shkarkimin e tij.