Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e shkrimtarit dhe skenaristit Kiço Blushi.

Në një status në Facebook, Presidenti Meta e cilëson shkrimtarin e njohur si nga përfaqësuesit më të denjë të “Brezit 1970” me role të rëndësishme publike dhe qytetare.

Statusi i Presidentit Meta

I pikëlluar prej lajmit të trishtë, ndaj me Mirën, Benin dhe Martinin, por edhe me të gjithë miqtë e letërsisë dhe kulturës shqiptare, dhimbjen e thellë për humbjen e shkrimtarit të shquar, krijuesit dhe veprimtarit publik, Kiço Blushi.

Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një nga përfaqësuesit më të denjë të “Brezit 1970”: prozator, kineast, publicist dhe botues.

Kiço Blushi luajti role të rëndësishme publike dhe qytetare në momente kyç të historisë shqiptare, me angazhimin e tij të pabujë dhe fisnik.

I qoftë i përjetshëm nderimi ynë!

Artikulli paraprakDURRËS, REGJISTROHET I PREKURI I PARË NGA VIRUSI AH1N1
Artikulli tjetërABUZIMI ME 16-VJEÇAREN, JA ARTISTËT QË REAGUAN PËR NGJARJEN QË TRONDITI KOSOVËN