77-vjetori i Konferencës së Pezës bëri bashkë presidentin Ilir Meta, zëvendëskryeministrin Erjon Braçe, kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, përfaqësues të Kuvendit e pushtetit vendor.

Krah tyre, kreu i shtetit dha mesazhe të forta politike, ku duke marrë shembullin e pluralizmit të Konferencës së Pezës, tha se njëjtë edhe sot në kushtet e një krize, të gjithë aktorët politikë duhet të bëhen bashkë për interesin e madh kombëtar, hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Nderkohe ne një prononcim për mediat pas ceremonies, Presidenti Ilir Meta u shpreh edhe më qartë me mesazhin e tij ndaj forcave politike kundërshtare në vend dhe ndarjes së përgjegjësive dhe detyrave konkrete në mënyrë që Shqipëria të mund të marrë PO-në për të hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Konferenca e Pezës më 16 shtatorit 1942, ishte një mbledhje e cila pati për qëllim organizimin e forcave të ndryshme politike në një luftë të përbashkët kundër Italisë fashiste. Mbledhja u mbajt në shtëpinë e Myslym Pezës.