Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar me anë të një statusi na Facebook ku ka shprehur keqardhjen e tij për zjarrin e rënë ne katedralen historike të Parisit, ‘Notre Dame’.

Ndër të tjera Meta ka urura që zjarri të ketë shkaktuar sa më pak dëme.

“I trishtuar nga zjarri i rënë në Katedralen Notre Dame, këtë simbol të Parisit dhe Francës, por edhe të trashëgimisë kulturore europiane dhe botërore. Uroj sa më pak dëme! Solidaritet me popullin francez!” shkruan Meta.