Presidenti i Republikës Ilir Meta me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ka shpallur sot krijimin e festivalit “Unë jam arbëresh”.

Meta thotë se krijimi i këtij festivali ka për qëllim të evidentojë, ruajë dhe promovojë trashëgiminë kulturore arbëreshe: gjuhën, traditat, foklorin dhe ritet fetare.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Kënaqësi e veçantë të shpallja sot krijimin e Forumit “U’ jam Arbëresh!”, një nisëm që ka për qëllim të evidentojë, ruajë dhe promovojë trashëgiminë kulturore arbëreshe: gjuhën, traditat, foklorin dhe ritet fetare, si një prioritet me rëndësi kombëtare të jashtëzakonshme dhe pasuri e çmuar, e lashtë dhe unike e trashëgimisë kulturore botërore.

Një falënderim të veçantë për angazhimin e deritanishëm në çuarjen përpara të kësaj nisme kam për profesor Nasho Jorgaqi, profesor Paskal Milo, profesor Neritan Ceka, profesor Pëllumb Xhufi, profesor Tritan Shehu, profesor Moikom Zeqo, profesor Shaban Sinani, profesorin e nderuar arbëresh Francesco Altimari, përfaqësuesit e shquar të arbëreshëve Mario Brunetti e Aldo Marino dhe shumë personalitete të tjera.

Krijimi i Forumit “U’ jam Arbëresh!” është i një rëndësie të veçantë kombëtare për vetë kontributin e jashtëzakonshëm që arbëreshët kanë dhënë në shekuj për mbijetesën e kombit tonë dhe afirmimin e tij europian.🇦🇱

Artikulli paraprakRAMA CITON LUFTAR PAJËN: JAM PËR TEATËR TË RI KOMBËTAR
Artikulli tjetërBASHA NË POGRADEC: POLICIA TEK BIZNESET, VENDIM KRIMINAL I RAMËS