Presindeti i Republikës Ilir Meta ka reaguar në faqen e tij në facebook në kuadër muaji kundër dhunës ndaj grave.

Presidenti Meta shkruan se:“Dhuna fizike e verbale ndaj grave dhe vajzave është dobësi! Nuk është burrëri! Është një plagë e shenjë turpi për shoqërinë, një pengesë e madhe për zhvillimin gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të qëndrueshëm.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave i bashkohem fushatës botërore “Ta ngjyrosim botën portokalli” duke i dhënë këtë ngjyrë Institucionit të Presidencës”, shkruan Kreu i Shtetit.

Ai gjithashtu thekson se nuk do të amnistojë asnjë të dënuar për dhunë në familje. “Përsëris qëndrimin tim të palëkundur për të mos amnistuar asnjë të dënuar për vepra penale të dhunës në familje”, shprehet Meta.

I gjithë vendi përgjatë 16 ditëve të aktivizmit do të vishet në ngjyrën portokalli. Në vazhdën e aktiviteteve që zhvillohen gjatë këtij muaji edhe Bashkia Shkodër në bashkëpunim me organizatat dhe qendrat sociale kanë ndërmarrë iniciativa të shumta për sensibilizimin e shoqërisë në lidhje me fenomenin e dhunës.

Fushata kombetare “16 ditë kundër dhunës me bazë gjinore” do të shtrihet në çdo institucion shtetëror por jo vetëm deri me datë 10 dhjetor të këtij viti.

PUBLICITET