Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot familjen e mësueses së ndjerë, Luiza Dule.

Mësuesja e humbi jetën në një aksident rrugor duke shkuar pranë nxënësve të saj të dashur në fshatin Arrëz.

‘I shpreha ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të saj duke i garantuar se nuk do të jenë kurrë vetëm. Ky rast tragjik të na shërbejë për të reflektuar për kushtet e vështira e shpesh të pasigurta të udhëtimit të qindra mësuesve anë e mbanë vendit’,- shprehet Presidenti Meta.

Postimi i plotë i kreut të shtetit në Facebook:
‘Në Miras të Devollit, në shtëpinë e mësueses së ndjerë, Luiza Dule, nënës së përkushtuar të dy fëmijëve të mrekullueshëm, e cila humbi jetën në një aksident rrugor duke shkuar pranë nxënësve të saj të dashur në fshatin Arrëz.
I shpreha

ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të saj duke i garantuar se nuk do të jenë kurrë vetëm. Ky rast tragjik të na shërbejë për të reflektuar për kushtet e vështira e shpesh të pasigurta të udhëtimit të qindra mësuesve anë e mbanë vendit’.

PUBLICITET