Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta vlerësoi sot zotin Skënder Thaçi me Dekoratën e lartë ‘Nënë Tereza’.

Në ceremoninë solemne të zhvilluar në mjediset e Institucionit të Presidentit të Republikës, ku merrnin pjesë personalitete të shumta të jetës publike në vend, Kreu i Shtetit shqiptar i akordoi koordinatorit të shoqatës bamirëse ‘Albania-Austria Partnerschaft’,

partner kryesor i bamirëses austriake znj.Marianne Graf në të gjitha projektet humanitare në Shqipëri, Dekoratën e lartë me motivacionin:

‘Për kontributin e dhënë për realizimin e një numri të konsiderueshëm projektesh për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe shëndetësor, si dhe ndihmesën ndaj shtresave në nevojë në zona të ndryshme të Shqipërisë’.

Në fjalën përshëndetëse, Presidenti Meta vlerësoi kontributin e z.Thaçi për punën dhe angazhimin e tij kushtuar arsimimit dhe kujdesit shëndetësor, mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, përmirësimit të infrastrukturës, kryesisht në zonat rurale si dhe projekteve në ndihmë të grave.

Pas marrjes së Dekoratës, z.Skënder Thaçi u shpreh ndër tjera se: ‘Faleminderit President Meta për këtë vlerësim të lartë që më keni bërë sot. Gjithë jetën do të jem në shërbim të vendit tim me nder dhe krenari’.

Artikulli paraprakAKSIDENT I RËNDË, NJË SHQIPTAR PËRFUNDON NË KOMA
Artikulli tjetërVRASJA NË RODOS, I RIU SHQIPTAR: E PASHË QË PO MERRTE FRYMË, I THASHË SHOKUT TA ÇONIM NË SPITAL