Donald Trump ka pranuar të dielën se djali i tij kishte takuar një avokat rus “për të marrë informacion” për kundërshtarët e tij, zgjedhjet presidenciale të 2016, Hillary Clintonin.

 

Presidenti amerikan e quan “krejtësisht ligjor” takimin pavarësisht se ai vlerësohet si një tregues i tentativës për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane nga ana e Moskës.

 

Në një postim në rrjetin social tuiter, presidenti i SHBA pasi i është rikthyer objektivit të tij të preferuar mediave dhe “informacioneve të rrema shkruan:

 

“Mediat e lajmeve të rrëme raportojnë se unë jamë i shqetësuar në lidhje me takimin e djalit tim të mrekullueshëm, Donald, të zhvilluar në kullënTrump në qershor të vitit 2016. Ai ishte një takim për të marrë informacion në lidhje me një kundërshtar, tërësisht ligjor dhe kjo bëhet gjatë gjithë kohës në politikë . Dhe kjo nuk na ka cuar askund, unë nuk dija asgjë për këtë !”,shkruan Trumpi.

Kjo është hera e parë që presidenti republikan e tregon përmbajtjen e takimit në mënyrë të qartë.

“Asnjë nga këto nuk është normale apo e besueshme”.

 

Kur një ndërmjetës kishte premtuar se qeveria ruse do të jepte disa informacione kompromentuese për Hillary Clinton, i biri i tij Donald Trump Jr. kishte rënë dakord me entuziazëm të takohej me avokatin rus në Kullën Trump në Manhattan. Avokati më vonë mohoi të ketë lidhje me Kremlinin.

 

Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner dhe menaxher i tij i fushatës në atë kohë, Paul Manafort, ishin gjithashtu të pranishëm. Ky i fundit është aktualisht në gjyq për mashtrime bankare dhe tatimore, faktet e zbuluara nga Robert Mueller Prokurorit Special gjatë hetimit të tij për ndërhyrjen ruse dhe dyshimet për bashkëpunim në mes të ekipit të Trump dhe Moskës gjatë fushatës.