PRESIDENTI TAKOHET ME HOMOLOGUN SHQIPTAR, DO TË VENDOS GUR THEMELIN E XHAMISË. Presidenti i Turqisë Recep Tayyp Erdogan mbërriti këtë të mërkurë në Shqipëri në një vizitë zyrtare një ditore, ku pritet të ketë takime me kreun e shtetit Bujar Nishani dhe liderët politikë të vendit. Kreu i shtetit turk vjen në Tiranë me ftesë të homologut shqiptar, ku në orën 10:00 u prit në ceremoninë zyrtare në ambientet e Presidencës.

  Sipas axhendës, Erdogan dhe Nishani jane takuar fillimisht tete a tete më tej me delegacionet, ndërsa në përfundim parashikohet edhe nënshkrimi i një marrëveshjeje. Në mesditë, krerët e dy shteteve do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp . Pas dreke parashikohen takimet me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta, ndërsa vlen të theksohet numri i lartë i delegacionit që shoqëron Erdogan, plot 120 persona. Po ashtu, presidenti turk do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të fillimit të punimeve të Xhamisë së Namazgjasë, ku pritet që në mënyrë simbolike të vendosë gurin e parë në themel. I pranishëm gjithashtu do të jetë edhe homologu shqiptar Bujar Nishani. Komuniteti Mysliman i Turqisë ka investuar me 30 milionë euro për ndërtimin e xhamisë së madhe për besimtarët e fesë islame.

Artikulli paraprakCHAMPIONS, FITON BAYERN POR BARCELONA ËSHTË NË FINALE
Artikulli tjetërGJIMNAZISTËT SHKODRANË DHE “BE”