Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ka nisur dje vizitën zyrtare në Tiranë, ku është pritur me një ceremoni shtetërore në Presidencë nga Ilir Meta.

Ndërkohë sot pritet të zhvillohet në orën 10:00 seanca parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, ku Kitaroviç do të mbajë një fjalim në Parlament para deputetëve.

Në rendin e ditës së sotme do të diskutohen projekt/vendime dhe projekt/ligje, si dhe Raporti vjetor i veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2017.