Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka firmos live dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve vendore që ishin përcaktuar më përpara me 30 qershor.

Në daljen për media të paralajmëruar mëngjesin e kësaj të hëne Presidenti u shpreh se ky vendim i tij vjen si shkak i rrezikshmërisë që mund të kalonte Shqipëria duke qenë se mazhoranca dhe opozita nuk kanë një marrëveshje politike mes tyre

Tashmë nuk ka një datë të përcaktuar për zgjedhjet vendore ndërsa kryetarët aktual të bashkive dhe këshillat bashkiak do të vijojnë punën deri në ardhjen e kryetarëve dhe këshillave të rinj, pra në një afat të pacaktuar deri sa të zhvillohen zgjedhjet vendore.

Artikulli paraprakSHKODËR, SHKARKOHET KREU I GJYKATËS APELIT FUAT VJERDHA
Artikulli tjetër“MALI KOLAJ”, PA RRUGË E PA SHËRBIM MJEKËSOR