Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm drejt Tiranës, në protëstë janë nisur mijëra qytetarë nga të gjitha rrethet e vendit
Në orën 10 protestuesit nisën grumbullimin para parlamentit, ndonëse seanca plenare u anulua,. Në pritje të liderit demokrakt protestuesit kanë hedhur thirrje “Rama ik!” duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Forca të shumta policie kanë rrethuar godinën duke krijuar disa kordonë.
Opozita kishte improvizuar një podium para parlamentit kur morën fjalën disa nga deputetet e opozitës së bashkuar që nga sot mund të quhen ish deputet pasi sot ato kanë dorëzuar zyrtarisht mandatin
Në fjalën e tij Kryedemokrati Lulzim Basha iu ka dhënë një mesazh diplomatëve e miqve të huaj të Shqipërisë se opozitarët nuk janë popull i dhunës. Ai tha se dorëheqja për kryeministri Rama është vetëm fillimi pasi edi rama do të arrestohet e duhet të shkojë para drejtësisë dhe i bëri thirrje policisë të mos e lërë të dalë jashtë kufijve
Më tej Basha po ashtu iu drejtua qytetarëve që të mos i preknin vëllezërit e motrat tanë policë sepse 7 në 10 policë janë kundër kësja qeverie është shprehur basha
Ndërkohë ish deputetët e të gjitha partive opozitare janë ngjitur me radhë në një platformë të vendosur mes protestuesve dhe kanë dorëzuar publikisht mandatet duke thënë se ia dorëzojnë popullit dhe qytetarëve.