Një punonjës i cili ishte duke punuar në Uzinën e kompanisë së çelikut “Kurum” në Elbasan ka pësuar një aksident të rëndë në punë. Punonjësi quhet Naim Derstila dhe është 62 vjec.

Ai ka prerë këmbën duke punuar dhe është transportuar drejt spitalit të Tiranës në gjendje të rëndë për jetën. Në një reagim P kompania Kurum bën me dije se janë marrë të gjitha masat për trajtimin shëndetësor të punonjësit dhe se nëse është e nevojshme i plagosuri do të dërgohet për kurim jashtë Shqipërie.

Ky është aksidenti i dytë që ndodh brenda dy ditësh në ambientet e kësaj kompanie. Dy ditë më parë, në 19 nëntor, një tjetër punonjës i Kurum-it u aksidentua në punë dhe pësoi dëmtime, duke iu thyer të dyja këmbët pasi e zuri një masiv dheu.

Ndërkohë që Inspektoriati i Punës ende nuk ka patur një reagim zyrtar lidhur me kushtet e punës në këtë kompani.

Njoftimi i plotë:Elbasan.Informacion paraprak

Shtetasi N.D., 62 vjeç, banues në Elbasan , duke punuar në Uzinën Korumit, ka prerë një këmbë , i cili u transportua në Spitalin e Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumetimin e ngjarjes.

Artikulli paraprakTRAFIKONIN EMIGRANTË ME GOMONE NGA FRANCA NË ANGLI, DËNOHEN DY SHQIPTARËT
Artikulli tjetërPRESIDENTI META ME PRESIDENTEN E KROACISË: MARRËDHËNIET MES DY VENDEVE TË SHKËLQYERA