Një inxhinjer 53-vjeçar ka nisur një çështje ligjore për të detyruar princin Charles që të ketë një provë të ADN-së, pasi është i bindur se është fëmija jashtë martese i tij me Camilla- n.

Sipas “Metro”, Simon Dorante-Day tha se nëpunësit e gjykatës qeshën kur ai paraqiti dokumente në Gjykatën e Lartë në Australi dhe pranoi se tre kërkesa të mëparshme ligjore janë hedhur.

Por inxhinieri, i cili u transferua në Sidney pas birësimit, nuk pranon të heqë dorë nga kërkimi i tij 40-vjeçar për të vërtetën.
Simon lindi në Gosport, Hampshire, në prill të vitit 1966 dhe u birësua kur ishte 18 muajsh nga Karen dhe David Day.

Nëse pretendimi i tij i çuditshëm është i vërtetë, do të thotë që ai ka lindur në vitin 1965 kur Charles ishte 17 vjeç dhe Camilla 18.
Çifti janë takuar në fillim të 20-tave të tij në vitin 1971.

Ai më parë ka postuar fotografi në mediat sociale të vetes si i ri pranë fotografive të Camilla dhe anëtarëve të tjerë të familjes Parker-Bowles në një përpjekje për të krahasuar ngjashmërinë.

Simoni pretendon se gjyshërit e tij birësues Winifred dhe Ernest punuan për Mbretëreshën dhe Princin Filip si kuzhinier dhe kopshtar dhe i thanë ‘shumë herë’ se ai ishte fëmija i Charles dhe Camilla.

“Unë e di se kjo tingëllon e pabesueshme, por jam thjesht një njeri që kërkoj prindërit e mi biologjikë dhe çdo rrugë më ka çuar përsëri tek Camilla dhe Charles”, është shprehur ai.
Simon paraqiti dokumente ligjore pak para Krishtlindjes dhe tha se ato janë dërguar te një gjykatës i Gjykatës së Lartë në Sidney për t’i shqyrtuar dhe vlerësuar .

Ai beson se pallati do të kishte mësuar për veprimet e tij ligjore dhe se kjo do të shkaktonte ‘panik’ për Mbretëreshën.

Madje mendon se ‘dhuna’ që rrethon Meghan dhe vendimin e Harry-t për të lënë jetën mbretërore dhe samiti pasues i krizës Sandringham në fillim të këtij muaji ishte një ‘mbulim’ mbi ekzistencën e tij.

Shtetasi britanik, i cili e quan veten ‘Princ Simon’ në internet, pretendoi në mediat sociale të kishte ‘prova bindëse’ që vërtetonin pretendimin e tij.

“Meqenëse gjërat janë të gjitha pjesë e çështjes gjyqësore në momentin që unë nuk mund të diskutoj më tej. Gjyshja ime, e cila punoi për Mbretëreshën, më tha menjëherë se unë isha djali i Camilla dhe Charles”, u shpreh Simon.

“Ne besojmë se Camilla ngeli shtatzënë me Charles dhe me ndihmën të familjes së saj dhe mbretërve e mbajti Simonin deri në moshën 18 muajsh”, tha gruaja e tij Elvianna.
Simon, i cili tani jeton në Queensland, po kërkon një seancë ndërmjetësimi dhe një Deklaratë të Atësisë

Artikulli paraprakNË VENDET QË LIROI VETTINGU BETOHEN 15 GJYQTARË TË RINJ
Artikulli tjetërVLLAZNIA NDAHET ME BARAZIM NDAJ FLAMURTARIT, NDESHJA ARBITROHET NGA NJË FEMËR