Bugatti ka prezantuar një opsion ekstra të super veturës së vet, Chiron i quajtur “Sky Vieë”, të cilit i janë shtuar panele nga xhami në tavanin e veturës e i cili tashmë mund të porositet.

 

Që të dy panelet e xhamit janë të përmasave 65cm të gjatë e 44 të gjerë e përbëhen me nga 4 shtresa të tij, të cilat sipas Bugattit, ndihmojnë që të ndalin zhurmën e erës e po ashtu të dritës ultraviolete të dëmshme.

 

Mekanikisht, Chiron mbetet i njëjti, me motorin 8.0 litërsh, quad turbo Ë16 që prodhon 1,479 kuajfuqi e që ka të gjitha rrotat aktive.

 

Bugatti Chiron Sky Vieë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 2.4 sekonda e atë maksimale 420 kilometra në orë, e që sigurisht do të kushtoj më shumë se sa modeli standard i cili çmimin fillestar e ka 2.4 milionë euro.

Artikulli paraprakFLUKS EMIGRANTËSH TË PALIGJSHËM NË KUFIRIN SHQIPTAR
Artikulli tjetërVLLAZNIA U-19 NIS PËRGATITJET PËR KAMPIONAT