Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka prezantuar drejtorin e ri të Policisë së Burgjeve. Bardhyl Kaçorri, është emri që pason Enrik Sulejmanin, i cili u shkarkua nga kreu i Burgjeve, Stefan Çipa, pasi hezitoi të transferojë Ervis Martiajn nga spitali privat për në spitalin e burgut.

Për Martinajn kishte një vendim nga Gjykata e Tiranës që e la atw në masën e arrestit burg 30 ditor, pas përplasjes me armë në një lokal në zonën e ish-bllokut, mbrëmjen e 4 tetorit, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa u plagos vetë Martinaj dhe shoqëruesi i tij, Eljo Hato.

Bardhyl Kaçorri është një emër i njohur në Policinë e Shtetit. Ai ka një karrierë të gjatë në polici ku ka pasur edhe poste të rëndësishme drejtuese.

Pasi prezantoi drejtorin e ri të Policisë së Burgjeve, të cilin nuk harroi ta thumbonte në fund të fjalës, kryeministri Edi Rama ka thënë se një sistem i ri shërbimi dhe monitorimi do të vihet në zbatim në të gjitha burgjet e vendit.

Kryeministri ka ironizuar edhe ish-ministrat e tjerë të Drejtësisë që kanë qenë para Gjonajt në detyrë.

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në ceremoninë e prezantimit të drejtorit të Ri të Policisë së Burgjeve, Bardhyl Kaçori. Para drejtorëve të policisë së Burgjeve në rrethe, Rama foli për një vendim të ri të qeverisë, që është në përputhje me propozimet që do të dorëzojë Ministria e Drejtësisë.

Rama tha se në të gjitha burgjet do të vendosen kamera, të cilat do të monitorojnë të dënuarit me rekorde kriminale. Kjo sipas Ramës do të bëhet për të hequr mundësinë e kontaktit të tyre me botën jashtë.

Rama tha se do të mbyllen të gjitha bizneset që administrohen nga persona të tjerë, ndërkohë që pronarët e vërtetë ndodhen nëpër burgje. Jam këtu sot, për të forcuar një mesazh që ministria e Drejtëisë e ka dhënë.

Mund të tingëllojë si përsëritje, por s’dua të kursehem për vendosmërin me të cilën Ministria e Drejtësisë po udhëheqë një betejë shumëplanëshe.

Që nga institucionet e ruajtjes së dënimit, deri tek lufta kundër korrupsionit. Në këtë aspekt, kriminelët që janë në burgje, në Shqipëri nuk do të ndodhin më ngjarje që veprimtaritë e larta kriminale të kryhen që nga brenda burgjeve.

Aktivitetet e jashtëligjshme dhe korruptive, nuk duhet të ekzistojnë më. Kush bashkëpunon për çdo arsye me elementët kriminalë për vuajtjen e dënimit, duke vënë në pikëpyetje institucionin, do të ndëshkohet pa asnjë rezervë. Rregullorja do të jetë precize dhe do ketë kamera 24 orë, duke filluar që nga burgu 313 e më pas në të 24 institucionet e tjera.

Kamerat nuk do shihen vetëm nga Drejtoria e Burgjeve por dhe Operacioni “Forca e Ligjit”, pra do ketë dy salla monitoruese 24 orë, që askush mos fshihet nga batanija që i hedh kamerave, Nga ana tjetër sigurisht që vendosja e këtij sistemi nuk është se do të shtrihet në të gjithë territorin për arsye represioni, por për respektimin e të drejtave të njeriut.

Posaçërisht, duke nisur nga burgjet ose qendrat e paraburgimit. Jemi të vetëdijshëm se ka shumë probleme edhe në këtë aspekt. Do mbyllen baret dhe kafenetë që administrohen nga persona të jashtëm, që janë të lidhur me krimin e organizuar.

Rama tha se do të reformohet edhe sistemit i ushqimeve në burgje, si dhe ai i shërbimeve. Rama tha se ka patur raste, kur kanë hyrë dentist në burgje të cilët kanë futur drogë dhe celularë për të burgosurit.

Në sistemin shtetëror të vuajtjes së dënimit, do të ketë ketë sistem shërbimi. S’ka më qiradhënës dhe qira marrës. Do ketë katering të brendshëm. Përgjegjës për ç’ka hyn dhe del është drejtori. S’ka më delegim qoftë edhe tek dentist që bëjnë sikur mbushin dhëmbë por mbushin tw burgosurit me drogë dhe celularë.

Rama tha se do të ketë edhe rritje rrogash, trajtim me kushtet e punës dhe ndryshim të uniformave për të gjithë punonjësit e policisë në burgje.