AUTORI GIUSEPPE CATOZZELLA TAKIM ME STUDENTËT SHKODRANË. Mos më thuaj që ke frikë” eshte titulli I librit I i autorit Italian Giuseppe Catozzella I cili u promovua diten e premte ne sallen e konferencave te bibliotekes universitare.Kjo veprimtari kulturore vinte si bashkpunim I Institutit Italian të Kulturës dhe Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Profesori Italian prane fakultetit te gjuheve te huaja Carmine di Giandomenico duke I uruar mireseardhjen autorit u shpreh se ky takim kulturor eshte mjaft i vlefshem per studentet shkodrane qe kerkojne te njohin me shume letersine italiane. Autori giuseppe catozzella duke pershkruar permbajtjen e keti romani nenvizoi se protagonistja kryesore eshte Samia një vajzë nga Mogadishoja e cila Vrapimin e ka në gjak ndersa Çdo ditë ndan ëndrrat e saj me Alin, mikun e zemrës, të besuarin dhe të parin trajner të apasionuar. Shkrimtari Giuseppe Catozzella ka botuar libra në vargje: si “Majmuni shkruan”(2007) dhe gjithashtu romane investigativë: si “Espianti”(2008) dhe “Alveare”(2011). Ai Shkruan shpesh te gazeta “L’Espresso”, “Sette”, “Lo Straniero” ndersa ka bashkëpunuar suksesshemn me programin investigative “Le Iene”.

Artikulli paraprakEcja të zgjat jetën
Artikulli tjetërSHPËTIM YMERI SQARON DORËHEQJEN