Kryeministri Edi Rama ka prezantuar faqen më të re Coronavirus.al ku thotë se qytetarët mund të gjejnë në këtë faqe të re interneti më të rejat nga fronti i luftës, masat, faktet dhe të vërtetat.

Ai shprehet se në këtë kohë të turbullt qytetarët duhet të dinë me kë po luftojnë. Por çfarë ofron faqja e re coronavirus.al?

Në një lundrim të shpejtë duket se Coronavirus.al është një faqe e ngjashme me shqipëriaqëduam.al por këtu do të ketë informacion për masat financiare, parandaluese, pyetje, këshilla apo të rejat më të fundit si statistika.

foto galeri