Me rastin e Ditës Botërore të Popullsisë, Rrjeti Shqiptar i Zërit të të Rinjve lancoi fazën e dytë të zbatimit të nismës së fushatës Rajonale Zëri i të Rinjve EECA. Faza e parë e iniciativës rajonale të UNFPA filloi në 2014 dhe grumbulloi 80 organizata nga 23 shtete të Europës Qendrore dhe Lindore dhe Azisë Qendrore, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria. Qëllimi i kësaj fushate është përfshirja e nevojave dhe rekomandimeve për të rinjtë në Post Axhendën e Zhvillimit 2015.

Aktivitetet e planifikuara për këtë fushatë janë të fokusuara në prezantimin e vizionit të të rinjve dhe mesazheve advokuese tek palët e interesuara dhe vendimmarrësit kombëtar për të avancuar advokimin për përfshirjen e tyre në planet e veprimit kombëtar dhe buxhetet. Në kuadër të zbatimit të fazës së dytë të kësaj fushate, Observatori për të Drejtat e Fëmijëve në bashkëpunim me Roma Active Albania me mbështetjen e UNFPA në Shqipëri, në kuadër të nismës “Youth Voice can be Heard” në kuadër të fushatës Rajonale “Youth Voice – The future Ëe Ëant” EECA organizojnë Takimin me të rinjtë. Ky takim organizohet me bashkëpunimin e Qendrës Rinore “Arka” me pjesëmarrjen e të rinjve nga zona të ndryshme të qytetit. Në këtë takim, të rinjtë kanë mundësi që të identifikojnë nevojat dhe problematikat e tyre kryesore. Ky takim është i organizuar në formën e një sesioni informues, në të cilat nevojat themelore do të identiofikohen nga vetë të rinjtë.

PUBLICITET