MADRILENËT TË PARËT ME 45 PIKË , ATLETICO NË TË TRETIN. Real Madrit ka vijuar të mabjë kryesimin e kampionatit Spanjoll të futbollit pas javës së 19-të por me një ndeshje më pak se kundërshtarët.

Në takimin e fundit, Reali fitoi ndaj Getafes me rezultatin 3-0, duke shkuar kështu në kuotën e 45 pikëve. Por menjëherë pas tyre qëndron, Barcelona me vetëm një pikë diferencë. Katalanasit kanë arritur një fitore të lehtë ndaj Deportivo la Coruna me rezultatin 4-0. Po ashtu fitore ka arritur dhe Atletico Madrid, që ka fituar 2-0 ndaj Grandaës e duke shkuar në kuotën e 41 pikëve. Ndërkohë në javën e ardhshme, tre ekipet kryesuese kanë takime të lehta të pakten në letër. Reali do të luajë përballë Cordobës, Barcelona ndaj Elche, ndërsa Atletico ndaj Rayo Vallecano.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE