Një foshnje e porsalindur, që dyshohet të ketë lindur i vdekur është gjetur i braktisur brenda një tualeti në avionin AirAsia që bëri zbritje në Nju Delhi.

Sot (26 korrik), policia dhe kompania ajrore ka nisur të kontrollojë çdo femër që ishte në fluturim. Nëna e foshnjes, e cila besohet të jetë nën moshë dyshohet të ketë lindur në avion.

Ajo po mbahet nga policia për tu marrë në pyetje. Sipas mediave lokale, foshnja u gjet me letër tualeti në gojë, por ende nuk dihet ekzaktësisht si ndodhi lindja.

Stafi i ekuipazhit e gjeti të vdekur kur po përgatiteshin për zbritjen e avionit.