Një çift është paraqitur në gjykatë pasi policia tha se i kishin injektuar tre fëmijëve heroinë në një shtëpi që ishte e mbushur me gjilpëra të përdorura.

Ashlee Hutt, 24 vjeç dhe Leroy McIver, 25 vjeç nga shteti i Uashingtonit në SHBA, u thanë djalit të tyre 6-vjeçare dhe dy vajzave njëra 4 dhe tjetra 2 vjeç, se ata do të ndjehen mirë me këtë ilaç, se ishte lëng për gjumin. Ata u akuzuan me sulm ndaj fëmijëve me substanca të pakontrolluara, si dhe keqtrajtim të gradës së dytë.

Djali i tyre tregon në një intervistë se si babai i tij i gjuante përpara se t’i injektonte “ilaçin që gjoja i bënte mirë”. Ai tha se prindërti përzinin një pudër të bardhë me ujë, dhe më pas përdornin një shiringë për t’ia injektuar atij dhe motrave. Djali më pas shpjegon se pas kësaj, fëmijët binin në gjumë.

Pas testeve të bëra, vajzat dolën pozitive në përdorimin e heroinës dy muaj pas përdorimit.

Artikulli paraprakITALI – BILANC DRAMATIK PAS TËRMETIT, 200 MIJË BANESA PËR RINDËRTIM
Artikulli tjetërKËRKESAT E TREGTARËVE, BASHKIA U MBYLL DYERT