Një aksident ka ndodhur në një metro në Romë, ku prishja e një shkalle lëvizëse, ka plagosur rreth 20 tifozë të CSKA të Moskës.

Struktura e shkallës është prishur duke rrëzuar mbështetësit e klubit rus që ishin duke kërcyer dhe kënduar këngë.

10 nga të plagosurit kanë marrë lëndime në këmbë. 5 prej tyre janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë. Njëri nga të plagosurit, mësohet se ka humbur këmbën.

Metroja është pezulluar përkohësisht, ndërkohë që në vendngjarje ndodhet policia dhe ambulanca. Në pamje shihet paniku dhe të bërtiturat e tifozëve të trembur nga lëvizja e shkallës.

Mbrëmjen e sotme në Romë pritet të luhet në orën 21:00 ndeshja mes Romës dhe CSKA-së, ndeshje e vlefshme për Champions League.

Artikulli paraprakDËRRASA GODET 73-VJEÇARIN, PËRFUNDON NË SPITAL
Artikulli tjetërOPERACIONET E POLICISË, BASHA: DONIKA PRELA GRISI FLETËARRESTIN PËR VANGJUSH DAKON