Aktivisti i njohur, Adem Demaçi do të përcillet sot në banesën e fundit. Ai ndërroi jetë para dy ditësh. Ceremonia do të nisë sot në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 08:30.

Pas përfundimit të ceremonisë kortezhi së bashku me qytetarët do të niset drejt varrezave të Velanisë nga ora 11:00, kurse varrimi bëhet në ora 12:00.

Ceremonia e varrimit të veprimtarit Adem Demaçi do të bëhet me nderimet më të larta shtetërore.

Një biografi e shkurtër për Adem Demaçin:

Adem Demaçi u lind në 1935, por zyrtarisht babai i tij Zeqiri e regjistroi më 26. 02. 1936. Që pas mbarimit të shkollës Demaçi u be pjese e organizatave që dënonin shpërnguljen masive nën dhunë të shqiptarëve për në Turqi dhe diskriminimin e tyre në çdo hap.

Aktivisti dënonte fushatën e ashtuquajtur të mbledhjes së armëve që ishte ushtruar në dimrin e 1955 – 1956, dhe arrestimin e dënimin e grupit të studentëve me në krye Rexhep Latifin dhe Nysret Novakazin në Prishtinë dhe grupin e Burhan Pashollit në Shkup,

sepse këto terrorizma frikësonin edhe më shumë turmat shqiptare dhe bënin që edhe më shumë të merrte hov shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi.

Në pranverën e vitit 1958, në revistën letrare me emër “Jeta e re“ falë guximit dhe përkujdesjes së poetit Esad Mekuli, në dy numra rrjesht u botua romani i Adem Demaçi “Gjarprinjt e gjakut”.

Romani, nën petkun letrar, me aludime dhe metafora pothuaj të hapta ishte në të vërtetë nje mesazh politik. Porosi ishte që shqiptarët t’i lenin më një anë mëritë dhe ngatërresat me njeri tjerin dhe krejt energjitë e tyre t’i drejtonin kundër pushtuesit.

Menjëherë pas këtij botimi popullariteti i Ademit u rrit jashtë mase dhe emri i tij filloi të përmendej me dyshim të madh nëpër zyrat e policisë sekrete serbe.

Më 19. 11. 1958, në Prishtinë, “në emër të popullit” Adem Demaçi u arrestua nga qeveria autoritare e Josip Broz Tito dhe pas disa muajsh në hetuesi, doli para Gjyqit të Qarkut nën akuzën se ka bërë delikt politik, i inkriminuar si “propagandë armiqësore”.

Por në gjyq Ademi jo vetëm që nuk u mbrojt por u hodh në kundërsulm, duke u shprehur që Kosova duhet të shkëputej nga pushtimi jugosllav dhe të bashkohet me Shqipërinë. Demaçi u burgos për tri vite.

Në vitin 1964 u burgos sërish deri në vitin 1974, dhe nga 1975-1990, kur u lirua nga burgu pas zhvillimeve demokratike në RFSJ.

Për gati 29 vite, në burgjet e ish-Jugosllavisë, Adem Demaçi u përballë me të gjitha të këqijat që i vinin nga okupuesi e nga servilet e okupuesit për ta larguar nga rruga e tij e drejt madje qoftë edhe për një periudhë të shkurtër.

Madela i Kosovës është nderuar me çmimet:

“Urdhëri hero i Kosovës” në vitin 2010.

Çmimi Saharov për Lirinë e Mendimit,1991

Çmimi për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Oslos, 1995

Shkrimtari Selatin Novosella i dedikoi edhe një libër këtij njeriu të pavdekshëm me titull “Demaçi-njeri i lavdisë”.

Artikulli paraprakZHDUKET MISTERI: VAJZAT BINJAKE U GJETËN TË DJEGURA NË KRAHËT E GJYSHËRVE
Artikulli tjetërKONSUMUAN SUFLLAQE, 11 PERSONA PËRFUNDOJNË NË SPITAL TË HELMUAR